MySpace


Luan Bexheti

Luan Bexheti


Last Updated: 3/21/2009

Send Message
Instant Message
Email to a Friend
Subscribe

Gender: Male
Status: Married
Age: 30
Sign: Leo

City: New York City
State: New York
Country: US
Signup Date: 2/15/2007

Blog Archive
[Older      Newer]
 /  / 
Sunday, September 21, 2008 
Sunday, September 21, 2008 
http://www.youtube.com/watch?v=wgW3wdwM7ws
Sunday, August 03, 2008 
Monday, July 07, 2008 
Thursday, July 03, 2008 

Category: Blogging


http://www.youtube.com/watch?v=c06pinaKl8o

Very funny video, watch it !

Saturday, June 14, 2008 
Friday, May 30, 2008 
Thursday, May 08, 2008 

Current mood:  awake
Category: Blogging
http://www.youtube.com/watch?v=wbE3bsykNaM
Thursday, April 17, 2008 
Sunday, February 03, 2008 

Category: Jobs, Work, Careers
Luan Bexheti ose nje Shvejk shqiptar ne skenen e NY


Njohja me Luan Bexhetin ishte krejt e rastesishme. I
gjendur ne New York ne nje residence shkrimtaresh dhe
i interesuar kryekeput se cfare ndodh ne teatrin e
sotem amerikan, kam menduar se nje nder menyrat me te
mira per te shpenzuar kohen ne te miren time si
dramaturg, do jete teatri. Prej me te medhave e deri
te me vegjlit e shpesh nga me te vegjlit e deri te me
te medhate kembet me cuan ne Gotham Comedy Club NYC.
Djeme e vajza te reja, aktore profesioniste dhe ne
rrugen drejt promovimit te vetvetes ne kete treg
gjigand artistik realizonin disa stand up comedy.
Duke u perpjekur te kuptoj sa me mire anglishten e
shpesh slangun e tyre veshet me zune nje emer
shqiptari: Luan Bexheti.
Per aresye te mungeses se komunikimit une nuk kisha
arritur ta shquaja me pare kete emer, dua te them
gjate kohes qe banoj ne Shqiperi. I kuriozuar tej
mase, tashme jo vetem si nje bashkatdhetar, por edhe
si njeri qe merrem kryekeput me teatrin e ndoqa me nje
vemendje te madhe interpretimin e ketij djaloshi.
Pothuajse ne pese minuta a dicka me teper, nepermjet
nje humori te holle, inteligjent dhe me shume kthesa
te papriturash, thuajse mesova ngjarjet kryesore te
jetes se Luan Bexhetit.
Ndjehej qartazi se interpretimi i tij ishte dicka
tjeter prej atij tradicionalisti me te cilin bota
shqiptare eshte mesuar. Aktor i permbajtur, pa grimasa
dhe me gjeste minimaliste ai nderton plastiken e nje
komiku te madh. Ndjehej qartazi se teksti qe shkruar
nga ai vete dhe thashe me mendje e kush tjeter me mire
se nje aktor mund t'i shkruaje fjalet qe ka nder mend
te artikuloje para publikut te vet.
Me erdhi nder mend "Ushtari i mire Shvejk". Nje i
zgjuar me pamje naivi qe s'ia ha qeni shkopin e qe ne
pozitat e personit te zene rob nga pesha e te lindurit
ne nje vend te larget, tallet me veten e me ane kesaj
me gjithe boten.
Ja pra edhe nje gjest i emancipimit te rraces sone.


Stefan Capaliku